Pendarovski: Vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet të kryhet pa vonesë

schedule22:41 - 22 Shtator, 2021

schedule 22:41 - 22 Shtator, 2021

Vaksinimi në botë është nga vlera kyçe pa vonesë, tha presidenti Stevo Pendarovski në video-fjalimin e Samitit global virtual për Covid “Fundi i epidemisë dhe vendosja e bazave më të mira si përgatitje për tjetrën”.

Samiti është organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në mbledhjen e Kuvendit të 76-të në Kombet e Bashkuara, që mbahet në Nju-Jork.

Që të arrihet shkallë e tillë e vaksinimit në nivel global, siç tha presidenti Pendarovski, të gjithë duhet të luftojmë kundër padrejtësive sistematike me shpërndarje korrekte, inkluzive dhe të drejtë të vaksinave efikase.

Shefi i shtetit shprehu mbështetje në qëllimet e përbashkëta globale për ballafaqim me pandeminë nga Kovid-19, të prezantuara nga presidenti amerikan Bajden, duke i vlerësuar si të rëndësishme për ndërprerjen e këtij kërcënimi.

“Më shumë se një vit të gjithë ne jetojmë me pasoja katastrofale nga pandemia, individët dhe shoqëritë e varfëra dhe të rrezikuara, kuptohet, edhe më shumë se të tjerët. Asnjë vend nuk mundet vetëm ta ndalë këtë pandemi. Nevojitet bashkëpunim. Të mbështetemi njëri me tjetrin dhe ta mbajmë mend se Kovid-19 nuk është nën kontroll askund derisa nuk është nën kontroll gjithkund. Maqedonia e Veriut i mbështet qëllimet globale të cilat ishin prezantuar sot nga ana e presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, dhe i konsideron si të rëndësishme që të ndalet ky kërcënim”, tha Pendarovski në fjalim.

Ai shtoi se 55 për qind e qytetarëve në vend tashmë janë vaksinuar të paktën me një dozë.

Vaksinimi, shtoi, në vetvete nuk është i mjaftueshëm. Për ta shëruar botën, siç theksoi presidenti Pendarovski, duhet të vendosim baza të sistemit shëndetësor global më rezistent, të interuar, të drejtë dhe inkluziv i cili do të na ndihmojë të parandalojmë, zbulojmë, reagojmë dhe shërohemi nga çfarëdo lloj pandemi të ardhshme ose kërcënime tjera shëndetësore globale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!