Pendarovski: Po të mos isha president, edhe unë do të largohesha nga vendi im

schedule13:17 - 24 Nëntor, 2019

schedule 13:17 - 24 Nëntor, 2019

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha në forumin rajonal të të rinjve në Novi Sad se edhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia e Veriut po të mos ishte president.

“Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhojë në negociatat me BE-në që zgjasin me vite të tëra, ndërsa paga mesatare në vendin tim është 400 euro. Të mos isha president edhe vetë do të largohesha nga vendi im”, ka thënë presidenti maqedonas.

Pendarovski, i cili i bëri komentet duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj, theksoi se të gjithë udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi, nga pavarësia e deri më sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!