Pendarovski në Suedi: Rasti i Maqedonisë është test për besueshmërinë e procesit të zgjerimit

schedule15:30 - 15 Tetor, 2021

schedule 15:30 - 15 Tetor, 2021

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, teksa ndodhet në Suedi në një vizitë zyrtare, takoi ministren suedeze të Punëve të Jashtme, An Linde, e cila ka shprehur pritje se do të vazhdojë politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rasti i Maqedonisë së Veriut është test për besueshmërinë e procesit.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, ai ka thënë se pret që Suedia të investojë përpjekje të mëtejshme për mbajtjen e çështjes së zgjerimit të agjendës së Unionit, si dhe ta përkrah qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për procesin integrues.

Presidenti falenderoi ministren Linde për përkrahjen e vazhdueshme dhe konzistente, të cilën e merr RMV nga Suedia lidhur me integrimet evropiane.

Dy bashkëbiseduesit në takim kanë biseduar për perspektivat evropiane të rajonit, si dhe për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!