Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski këtë të mërkurë në një fjalim të zhvilluar në Qendrën Memoriale të ASNOM-it ka thënë se duhet të tejkalohen dallimet dhe të ketë unitet rreth fillimit të bisedimeve.
Sipas tij një hap I tillë është I rëndësishëm pasi në të kundërt do të kemi largim masiv të të rinjve.
“Nevojiten reforma evropiane që do ta ndihmojnë interesin nacional vital, t’i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë këtu”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski.
Ndër të tjera ai ka theksuar faktin se ekziston rrezik real që Maqedonia e Veriut të arrijë në pikën kritike demografike dhe nuk ka kthim pas.
“Nëse nuk parandalohet ky trend me politika konkrete, neve na pret një e ardhme e keqe”, u shpreh Pendarovski./abcnews.al