Kandidati i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski, në një konferencë për shtyp të mbajtur mbrëmjen e së dielës u shpreh i kënaqur nga procesi zgjedhor. Ai falenderoi qytetarët pa dallim etnie, duke i ftuar të bashkojnë forcat edhe për raundin e dytë që mbahet më 5 maj. “Koncepti “Bashkë Përpara” duhet të vazhdojë dhe të triumfojë edhe në raundin e dytë, kur dhe do të rrumbullakoset fitorja”, deklaroi Pendarovski. Ai tha se, në 10 vitet e fundit Maqedonia nuk ka pasur një president dhe u shpreh i paduruar për të marrë detyrën dhe për ta integruar vendin në strukturat euro-atlantike. /abcnews.al
Pendarovski: I kënaqur nga procesi zgjedhor
schedule09:08 - 22 Prill, 2019
schedule 09:08 - 22 Prill, 2019