Albani Janku, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News, analizoi edhe sonte rastet e dyshimta që u hasën në javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Në Ballsh, arbitri Erjon Bastari pati goxha punë, teksa akordoi 3 penallti.
“Arbitronte Bastari atje. Duke parë ndeshjen i dhashë të drejtë arbitrit edhe penalltinë e parë. Ai e ka treguar veten edhe në ndeshje të forta të Kategorisë së Parë. Në 90 minuta gjykoi mirë. Në dinamikë duken të saktë, por kur i sheh më vëmendje kemi komoditetin të kapim gabime. Penalltia e Bylisit, Peposhi ka ndjerë shtytjen. Ka poshtë edhe lart shtyrje. 11-metërshi është i saktë”.
“Mund të diskutoj momentin e penalltisë së Bregut. Kur e pashë thashë bravo. Sulmuesi i Skënderbeut e ka vjedhur. Kemi një penallti të mohuar për Bylisin, nuk e ka parë dorën e Gripshit. Ishin tre duar të ngritura. Pretendime për shtyrje nuk dallohet me foto, nuk dimë nëse është para apo pas prekjes me dorë. Të shohim penalltinë e fundit. Në minutën e 85-të, Ndreca e tërheq nga prapa dhe penalltia është e saktë”, tha Janku.
Ermal Tahiri, bëri një ndërhyrje për penalltinë e parë që mori Skënderbeu: “Simulim dhe një vit burg për Bylisin. Në thonjëza, se nuk do e çojmë në burg. Bastari është arbitër që i ka qejf penalltitë”. Më pas ishte edhe Edmond Gëzdari, i cili shtoi: “Ermali e ka tamam, që të shkojë në një skuadër të huaj një vit. Jo në burg”. / abcnews.al