Penalltitë “makthi” i tyre, njihuni me 10 goditësit më të dobët të shekullit 21

schedule11:18 - 4 Gusht, 2020

schedule 11:18 - 4 Gusht, 2020

Jo të gjithë mund të jenë perfektë në goditjen e 11-metërshave. Ka nga ata lojtarë që as e marrin mundin t’i ekzekutojnë, ka edhe nga ata që gjuajnë dhe humbin shumë. Një listë me “dështakët” e goditjes së penalltive e ka bërë së fundmi “Transfermarkt” dhe në krye të saj është një emër i njohur, si Edin Dzeko. Llogaritë bëhen për shekullin e 21-të dhe më poshtë ju sjellim 10 goditësit më të këqij të 11-metërshave.

 

Edin Dzeko – Në vendin e parë renditet kapiteni i Romës, Edin Dzeko. Sulmuesi boshnjak plot 7 penallti nga 12 që ka goditur, me një përqindje prej 58%.

 

Marek Hamsik – Mbetemi sërish në Seria  A, ku në vendin e dytë gjejmë ish-kapitenin e Napolit, Marek Hamsik. Mesfushori slloven është në kuotën e 53% jo saktësi nga 11-metrat, ku ka humbur 9 nga 17 goditje.

 

Adem Ljajic – Në vendin e tretë renditet ish-sulmuesi i Interit dhe Torinos, Adem Ljajic. Serbi ka gabuar 5 herë nga 11 penallti që ka goditur. 45% është përqindja e tij dhe është ai që mbyll Top 3.

 

Marco Di Vaio – Renditja vazhdon me ish-lojtarin e Parmës dhe të Juventusit, Marco Di Vaio. Ish-sulmuesi italian ka humbur 8 nga 19 penalltitë që ka ekzekutuar dhe përqindja e tij është 42%.

 

Franck Ribery – Në vendin e pestë pozicionet sulmuesi aktual i Fiorentinës, Franck Ribery. Legjenda e Bayern Munchen ka humbur 5 nga 12 penalltitë që ka goditur dhe përqindja e tij që ka  gabuar është 42%.

 

Fernando Llorente – Në vendin e gjashtë do të gjejmë ish-sulmuesin e Juventusit, Fernando Llorenten. Italiani ka humbur shtatë 11-metërsha nga 17 që ka goditur. Përqindja e tij është 41%.

 

M’Baye Niang – Renditja vijon me ish-sulmuesin e Milanit, Mbaye Niang. Francezi ka një përqindje prej 40%, ku ka humbur 6 penallti nga 15 që ka goditur.

 

Majeed Waris – Në vendin e tetë renditet sulmuesi ganez, Majeed Waris. 28-vjeçari ka humbur 4 nga 10 penalltitë që ka goditur dhe përqindja e tij është 40%.

 

Omar Milanetto – Në vendin e nëntë pozicionohet ish-mesfushori i Genoas, Omar Milanetto. Italiani ka humbur 4 nga 10 penalltitë që ka goditur në karrierën e tij dhe përqindja e tij është 40%.

 

Adriano – Në vendin e fundit do të gjejmë ish-mesfushorin e Interit, Adrianon. “Perandori” ka humbur 5 nga 13 penalltitë që ka goditur. Përqindja e brazilianit është vetëm 38 përqind. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!