Penalltitë e dyshimta, Janku bën moviolën e Superiores

schedule23:47 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 23:47 - 19 Dhjetor, 2019

Specialisti i gjykimit, Albano Janku, në emisionin “Pressing” në ABC News”, ka futur në lupën e tij rastet e dyshimta të hasura gjatë kësaj jave të Superiores. “Teuta-Partizani filloi në minutën e 33-të, kemi një pretendim të Partizanit për penallti. Në momentin që Çinari i rrëmben topin Beqjës në mesfushë, ka shkaktuar faull.

Shikojmë një dyluftim me topin, shikojmë që Beqja ka ndërhyrë direkt te topi, ka rrëmbyer topin. Dora nuk e shtyn absolutisht. Dora është vendosur në një moment kur nuk kemi shtyrje. Ka një kontakt të lehtë. Unë po jap mendimin tim. Është e dyshimtë, por në dyluftim për topin, për mua nuk kemi të bëjmë me një penallti”.

“Momenti i dytë, minuta 43’. Penalltia për Teutën. Po ta shikojmë me vëmendje, kemi një ndërhyrje të vonuar të Telushit dhe kemi një shkelje të këmbës nga Telushi te sulmuesi durrsak. Arbitri ka pamjen e pastër, me të drejtë ka akorduar 11-metërsh”.

“Momenti tjetër është konfliktimi i lojtarëve. Beqja godet lojtarin e Partizanit, Cordeiro, më pas Beqja shkëputet edhe godet Cordeiron, edhe Cordeiro godet. Boldor dhe Duka kanë ardhur nga stoli dhe janë përfshirë. Edhe këta të dy kanë marrë kartonë të kuq”.

“Momenti tjetër është goli i anuluar. Unë kam përshtypjen se asistenti ka gabuar dhe goli i Partizanit është i rregullt. Në këtë moment, është shumë e vështirë të përgjigjesh. Nuk do të ndikonte as nëse do të kishte asistent linje”.

“Vila ka hequr topin në pretendimin e Partizanit për penallti të shkaktuar ndaj Brojës. Sa i takon pozicionit jashtë lojës, është e vështirë. Vila arriti i pari te topi. Bëhet fjalë për një rast të dyshimtë. Arbitri është te vija e 16 metërshit. Është 20 e ca metra larg. Duhet të ishte më afër. As arbitri fundor nuk do e zgjidhte këtë rast, pasi do ishte në krahun tjetër”.

“Vllaznia-Kukësi: Dyluftim i Shtubinës me Obanor, dyluftim normal, mungon kartoni i verdhë për simulin. Shtubina ka ndjerë dorën dhe është shtrirë, ka tentuar të mashtrojë arbitrin”.

PENALLTIA E TIRANËS – “Kemi të bëjmë me faull te rasti i penalltisë së Tiranës. E djathta e lojtarit të Flamurtarit është mbi vijë, e majta brenda. E kam parë në kamerën anësore. Faulli shkaktohet nga këmba e majtë dhe e godet nga brenda. Kemi të bëjmë me penallti”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!