Penalltia e Norvegjisë, Haaland lë deklaratën epike: Mënyrë italiane…

schedule10:51 - 6 Qershor, 2022

schedule 10:51 - 6 Qershor, 2022

Norvegjia triumfoi një ditë më parë kundër Suedisë dhe Erling Haaland i shënoi të dy golat e skuadrës së tij.

Të parin e realizoi me penallti, pas një rrëzimi të Morten Thorsby, i cili luan me Sampdorian në Serie A.

Haaland ka lëshuar pas ndeshjes një deklaratë epike: “Për të qenë i sinqertë, duket si një zhytje nga Thorsby.

Me siguri është mënyrë italiane, ai ka sjellë diçka nga Italia te ne (qesh). Thorsby nuk do ta pranojë kurrë se është hedhur vetë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!