Penalizoi ekipin me gafën e tij, Arteta flet për portierin Leno

schedule18:52 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 18:52 - 29 Dhjetor, 2019

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, bëri një gafë të pabesueshme në takimin kundër Chelsea, që u fitua nga Blutë e Londrës me rezultatin 1-2 me përmbysje.

“Topçinjtë” po udhëhiqnin 1-0 dhe dukej se do ta fitonin takimin, por në minutën e 83-të, portieri gjerman bën një dalje të pastudiuar mirë dhe i lë portën e boshatisur mesfushorit Jorginho, i cili barazoi shifrat dhe më pas Chelsea përmbysi katër minuta më vonë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli pas ndeshjes, ku i kërkoi tifozëve dhe lojtarëve të tij që ta mbështesin portierin gjerman: “Bernd ka bërë një punë të shkëlqyer që nga ardhja e tij në klub. Është shumë e vështirë të pranohet një gabim kur i kushton pikë skuadrës, por ai duhet ta përballojë këtë gjë dhe të ringrihet sa më shpejt.

Është detyra e të gjithëve ne në familjen e Arsenalit që ta mbështesim dhe ta lërë sa më shpejt pas këtë moment”, tha mes të tjerash strategu spanjoll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!