Një çift i martuar, me pesë fëmijë, vdiq tragjikisht pasi një pemë ra sipër makinës së tyre ndërsa po udhëtonin.
Jessica dhe Jake Woodruff po udhëtonin me makinë drejt bregdetit në Kaliforninë Veriore kur një pemë e gjatë 175 metra u rrëzua sipër makinës së tyre. Jake, 36 vjeç dhe Jessica do të festonin ditëlindjen e 45-të saj , një traditë vjetore për çiftin, i cili jeton në Yreka me fëmijët e tyre.
Kjo ishte një ngjarje tronditëse dhe e papritur dhe tragjedia e këtij aksidenti e bën të vështirë ta pranosh se ka ndodhur me të vërtetë’, shkroi shoqja e familjes Amanda Maffei në një fushatë të GoFundMe për të mbështetur pesë fëmijët e çiftit.
Ata lënë pas katër vajza dhe një djalë të shkatërruar nga humbja e prindërve të tyre. Zyrtarët thonë se ishte një aksident i rrallë, pasi atë ditë nuk kishte erëra të forta sa për të rrëzuar një pemë./abcnews.al