Një pemë gjigante është thyer si pasojë e motit të keq në fshatin Broshke duke u rrëzuar në rrugë. Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Peqin-Elbasan.
Burime bëjnë me dije për ABC se si pasojë e erës së fortë është shkëputur edhe një shtyllë elektrike duke krijuar probleme me furnizimin me energji në disa zona.
Tashmë pritet ndërhyrja e autoriteteve për heqjen e pemës nga rruga për të bërë të mundur kalimin e automjeteve./mv.abcnews.al