Pelosi: Asnjë dollar nuk do të lëshohet për murin e Trump

schedule08:12 - 1 Shkurt, 2019

schedule 08:12 - 1 Shkurt, 2019

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nensi Pelozi përsëriti të enjten se asnjë dollar nuk do të lëshohet për propozimin e presidentit Trump për ngritjen e murit në kufi me Meksikën.

Pelozi e bëri deklaratën e saj në kuadër të punimeve të nisura nga komisioni i posaçëm dypartiak, që po përpiqet të hartojë një ligj mbi shpenzimet federale, të cilat u bllokuan fundvitin e kaluar për shkak të murit, duke futur Shtetet e Bashkuara në bllokadë qeveritare.

“Nuk do të ketë kurrë para për murin në legjislacion”, deklaroi Pelozi, duke shtuar se në negociata janë parashtruar propozime për forcimin e sigurisë në kufi. I pyetur për qëndrimin e kryetares së demokratëve, presidenti Trump u shpreh: “Pa murin, nuk bëhet gjë”. Trump ka kërkuar 5.7 miliardë dollarë për murin e premtuar./abcnews.al