Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Edmond Rushi tregoi një histori sa të pazakontë aq edhe triumfuese, që lidhet me pëllumbin Valianti.
Ai u shpreh se pasioni i tij për rritjen e pëllumbave lindi që në fëmijëri. Në garën ndërkombëtare të pëllumbave, Valianti i solli fitoren Shqipërisë, teksa bëri mbi 1400 km.
“Pasioni ka qenë që në fëmijërinë time, ndërsa tek garat kam 5-6 vite që jam bërë pjesë. Ka një emocion që është i pashpjegueshëm. Emocionet i kuptojnë vetëm të apasionuarit e këtyre garave”, ka treguar ai. Gjithashtu ai u shpreh se kujdeset çdo ditë për ushqimin dhe mirëmbajtjen e tyre, ndërsa thotë se e bën me shumë dëshirë, duke treguar gjithashtu se ka edhe shpenzime.