Pëllumb Seferi: 6 Marsi u organizua nga Berisha dhe Meta për të goditur Bashën

schedule21:26 - 13 Mars, 2022

schedule 21:26 - 13 Mars, 2022

Kryetari i PD-së në degën numër 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, mësohet të ketë deklaruar gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve në selinë blu se Lulzim Basha ka mbështetjen e anëtarëve të PD-së në degën që ai drejton.

Seferi tha se demokratët s’duhet të nxitojnë një zgjidhje emocionale, por të punojnë për të bashkuar Partinë Demokratike duke ngritur një komision të përbashkët pune me përfaqësi nga të dyja palët.

Ai shtoi se 6 marsi ishte i organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për të goditur kryedemokratin Basha.

Seferi: S’duhet te nxitojmë me zgjidhje emocionale dhe për interesa personale, por të punojmë për bashkim. Te ngremë grup negocimi me Foltoren, të marrim mendimin e anëtarësisë. Berisha e ka luftën me Amerikën, s’mund ta mbaj peng PD-në.

Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 marsi u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Ramës, atij i intereson një person i izoluar nga Perëndimi. Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për të mbrojtur veten. Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vetë mandatin, jemi dhe ne aksioner të mandateve të tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve të partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. Por aty duhet te përvëlojë qasja jonë euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!