Pelle opsion për Interin, agjenti i Morata: Juve e blen në verë, ju tregoj ofertat

schedule09:19 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 09:19 - 16 Dhjetor, 2020

Merkato sulmuesish në Itali. Interi kërkon me çdo kusht një lojtar që të jetë gati për të zëvendësuar Romelu Lukakun, ndërkohë që te Juventusi në verë do të bëjnë lëvizjen e tyre për transferimin përfundimtar të Alvaro Morata.

Gazzetta dello Sport në Itali shkruan se Interi mund të tentojë në janar sulmuesin Graziano Pelle, një njohje e vjetër e Antonio Conte. Aktualisht ai luan në Kinë me Shandong Luneng. Tekniku e ka pasur nën urdhra në kombëtaren e Italisë.

Sa i takon Morata, menaxheri i tij, Juanma Lopez, është shprehur: “Jam i bindur që në qershor Juventusi do të paguajë klauzolën (35 milion euro) për ta transferuar përfundimisht. Ai ka qenë zgjedhja e parë e Juventusit dhe vetë ai donte vetëm bardhezinjtë. Paratici kërkoi ta rikthente, ndërkohë që e kërkonin edhe Napoli e Interi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!