Peleshi te Ura e Mifolit: Shmangëm më të keqen, niveli i ujit ka rënë

schedule22:00 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 22:00 - 12 Dhjetor, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje për situatën e nivelit të ujit në lumin Vjosë, i cili doli nga shtrati. Ministri ishte këtë mbrëmje në Urën e Mifolit, ndërsa tha se prurjet e ujit kanë rënë, ndikuar nga ulja e intensitetit të reshjeve. Ministri tha se është shmangur më e keqja, pasi sipërfaqet e përmbytura janë më pak se vitet e kaluara.

“Jemi te ura e Mifolit ku ka qenë situata më kritike gjatë ditës së sotme. Është një fryrje e lumit të Vjosës, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa qindra hektarë në Fier dhe Vlorë. Por është shmangur më e keqja, krahasuar me skenarët e viteve të kaluara, ku prurjet nuk kanë qenë në këto nivele. Flasim për qindra hektarë të përmbytur, jo mjera në këtë zonë. Prej disa ditësh kemi pritur përshkallëzim të situatës. Kemi ngritur strukturat edhe me Forcat e Armatosura. 75 trua kanë qenë në terren. Rreth 13 familje janë evakuuar për të shmangur çdo dëm. Të parën kemi jetën e njeriut. Nuk kemi bilance dramatike, i kemi shmangur.

Kam ardhur këtu edhe për ta parë nga afër si është situata që është në përmirësim. Ka një shpejtësi të madhe të rrjedhjes s ujit. Nuk ka reshje, nuk do të ketë edhe nesër presim që deri në mëngjes të kemi një ulje edhe 1 metër të ujit. Pra uji po tërhiqet, hidrovoret janë të gjitha në punë.

Kemi edhe disa emergjenca të tjera më të izoluara. Në veri ka pasur reshje bore. Kemi disa rrugë që kalohen me vështirësi. Kemi mbajtur të hapura të gjitha rrugët nacionale. Ditët në vazhdim do ketë shumë pak reshje. Ne jemi në krye të punëve dhe dua të qetësoj banorët. Nuk do të mungojë”,- deklaroi ministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!