Disa trupa ushtarake janë transportuar me helikopter në qafën e Sherikut për të neutralizuar flakët e zjarrit që janë kërcënim për parkun e Llogarasë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga momenti i nisjes së helikopterit, kur FA-të asistohen nga kreu i Emergjencave Civile Haki Çako.
“Ndërkohë që po punohet për fikjen e zjarrit në zonën e Dukatit, trupa të tjerë janë transportuar me helikopter në qafën e Sherikut, Karaburun, në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit për të neutralizuar edhe vatrat atje që janë kërcënim për parkun e Llogarasë”, shkruan Peleshi. m.v/abcnews.al