Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka bërë thirrje maturantëve të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila sivjet do të ketë një përmasë tjetër, ku veç shkencave ushtarake, do të ofrojë programe studimi bachelor në Teknologjinë e Informacionit. Peleshi shprehet se ajo do të shndërrohet në mundësinë më të mirë në treg për ndjekjen e studimeve të larta.
“Pas pjesës teorike, kursantët për pilotë në Bazën e Farkës nisën edhe praktikën fluturuese. Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona. Rritja e kapaciteteve njerëzore do shoqërohet padyshim edhe me përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e gatishmërisë së mjeteve fluturuese, por edhe pajisjen pas pak muajsh me helikopterët e rinj Black Hawk.
Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë maturantët të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila sivjet do të ketë një përmasë tjetër, ku veç shkencave ushtarake, do të ofrojë programe studimi bachelor në Teknologjinë e Informacionit, Navigacion Detar dhe master në Sigurinë Kibernetike, duke u shndërruar kështu në mundësinë më të mirë në treg për maturantët shqiptarë, për ndjekjen e studimeve të larta”, shkruan Peleshi. m.v/abcnews.al