Peleshi: Blerja e votës është problem në Shqipëri, ngjarja e Elbasanit llahtarisi edhe të djathtët

schedule18:02 - 27 Prill, 2021

schedule 18:02 - 27 Prill, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka përshkruar si të gëzueshme tek të gjithë socialistët fitoren në këto zgjedhje. Në një lidhje direkte në ABC, Peleshi tha se mënyra sesi festojnë ata është ndryshe nga demokratët.

“Atmosfera është shumë e gëzuar nga të gjithë socialistët. Duhet thënë që ka një diferencë në mënyrën si festojnë socialistët dhe ata të tjerët. Ne nuk jemi agresivë. Në vijim të kësaj ishte edhe ajo që thashë në mëngjes kur u numërua fitorja e fundit. Meqë i sinqertë jo ftesa por mesazhi ishte për votuesit e PD. Fitorja për ne nuk është fitorja e disave kundër të tjerëve, por fitorja e një force që merr përsipër të vazhdojë disa projekte. Ky projekt nuk është vetën partiak pjesë e projektit duhet të jenë të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike. Ne në Korçë jemi munduar ta bëjmë një jetë më të qetë. Duhet të mirëkuptojmë edhe tonalitete të nxehta. Pas fushatës ulim armët politike,” tha ai.

I pyetur për një firo votash në PS, në qarkun  Korçës, ku në vitin 2017 morën 62 mijë dhe në këto zgjedhje 60 mijë, ai tha se kjo ka të bëjë me mungesën e votave të emigrantëve.

“Së pari duhet të pranojmë se pas tetë vitesh në pushtet nuk është njëlloj si kur kërkon mandatin e parë. jetojmë në një vend ku për mirë apo për keq mendojnë se gjithçka duhet të zgjidhet nga shteti. Nuk ka nevojë ta analizojmë duhet apo jo kështu. U përkas atyre njerëzve që besojnë se populli nuk mendon asnjëherë gabim. Edhe nëse ne do të kishim firo në vota është e kuptueshme. Nuk kemi firo në vota. Kemi marrë mbi 62 mijë atëherë, dhe tani 60 mijë, por kjo është mungesë e emigrantëve dhe votave të pavlefshme. Si analizë PS ka marrë të gjitha votat,” deklaroi ai.

Analisti në studio, Fitim Zekthi për blerjen e votave, ai theksoi se ky është një problem, por shtoi se nuk duhet bërë vetëgjyqësi, duke dënuar ngjarjen e Elbasanit.

“Kjo nuk mund të jetë një analizë. Nëse analizoni pjesëmarrjen nuk arrini në konkluzionin se kemi blerje votash. Duhet ët dini që ka lëvizje demografike të vazhdueshme. Ngjarjet që ndodhën në Elbasan kanë impaktuar votën  shqiptarëve në të gjithë Shqipërinë. Ka llahtarisur shumë votues qoftë edhe të djathtë që në dy javët e fundit i janë bashkuar PS. Blerja e votës është problem në Shqipëri. Kemi sinjalizuar edhe forcat e policisë, por nuk kemi marrë iniciativë në të bëjmë vetëgjyqësi të dalim dhe të bllokojmë makina në rrugë. Asgjë nuk legjitimon ngjarjen e Elbasanit,” deklaroi Peleshi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!