Peleshi: 30% rritje page nga gjenerali te ushtari më i thjeshtë, helikopterët i çojmë në NATO

schedule10:39 - 8 Nëntor, 2021

schedule 10:39 - 8 Nëntor, 2021

Ministri i Mbrojtjes ka paralajmëruar 30%rritje page në radhët e ushtarakëve gjatë vitit të ardhshëm nga gjenerali deri te ushtari më i fundit. Ai tha se edukimi ushtarak është prioritet duke theksuar se Shqipëria do të ndjekë modelin e “West Point” në SHBA. Ai tha se në lidhje me këtë në vendin tonë ka ardhur edhe një ekspert nga SHBA.

“Duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga do të rritet deri në 30% për t’u bërë më dinjitoze. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve. Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë.

Edukimi ushtarak është prioritet për ne. Kemi zhvilluar një vizitë në West Point me kryeministrin Edi Rama dhe synojnë të modelojmë akademinë tonë sipas modelit të West Point. Synojmë të hapim programe të tjera siç janë teknologjitë e informacionit dhe navigacioni detar. Janë dy bachelorë të rinj.

Para pak ditësh ka ardhur një ekspert nga Nju Xhersi. Sa i përket implikimeve buxhetore, akademia nuk ka një kampus të vetin dinjitoz. Planifikojmë të ndërtojmë një kampus të ri. Një korpus klasash, një fjetore dhe më pak do hartojmë një masterplan 10-vjeçar sipas modelit të West Pointit.

Kemi arritur të kemi studentë nga vende të ndryshme të NATO-s, Gjermania, Anglia, edhe Gjeorgjia. Është një kurs në anglisht, ndërkombëtar. Bashkë me kurset e tjera synojmë të krijojmë një kolegj rajonal. Jam takuar me homologët në rajon dhe jashtë tij për të ekonomizuar burimet tona të mbrojtjes. Që në rast se Shqipëria fokusohet në shkollim, Kosova mund të përqendrohet në drejtime të tjera. Duam të marrim avantazhet tona në këtë koncept të ri”, tha Peleshi.

Peleshi deklaroi se prokurimi i mirëmbajtjes do t’i delegohet NATO-s për shkak se kanë fuqi më të mirë blerëse. Ai theksoi se Shqipëria do të vijojë të marrë pjesë në operacionet e NATO-s dhe Bashkimit Europian duke theksuar se forcat ushtarake po bëhen gati për të marrë pjesë në një mision në Irak.

“Po tentojmë ta heqim kontraktimin, prokurimin e mirëmbajtjes. Në kuadrin e ligjor e prokurorimeve ushtarake parashikohen shtet me shtet. Ne e kemi filluar me një helikopter që e kemi çuar në NATO. Kemi çuar helikopterin e parë në NATO dhe do çojmë edhe dy të tjerë për të bërë ato prokurimet tona dhe jo ne. Oferta e parë që kemi marrë është shumë më e mirë. Ata kanë fuqi më të mirë blerëse. Duam të punojmë për të ngritur kapacitetet  e brendshme të mbrojtjes. Do vijojmë pjesëmarrjen në operacionet e NATO-s, dhe operacionet e Bashkimit Europian në Sudan dhe misionet e NATO-s në Irak ku po përgatitemi të marrim pjesë”, deklaroi Peleshi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!