“Do ta përballoj këtë sfidë me një buzëqeshje, shumë optimizëm dhe i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të mi”. Kështu është shprehur Pele pak orë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuloi se i është nënshtuar një operacioni për heqjen e një tumori.
Frika që mbizotëronte ditën e sotme se legjenda e futbollit kishte dicka më të rëndë sesa vetëm kontrolle rutinë rezulton të jetë e vërtetë. 80 vjeçari sqaron se gjatë këtyre kontrollove është zbuluar ky tumor, që më pas është ndjerë e nevojshme të operohej.
“Unë u operova të shtunën për të hequr një lizon të zorrës së trashë,”, shpjegon ai.
“Miqtë e mi, faleminderit shumë për mesazhet e mira , . Falënderoj Zotin sepse ndihem mirë dhe që i lejova Dr. Fábio dhe Dr. Miguel të kujdesen për shëndetin tim. Tumori u identifikua gjatë testeve për të cilat fola javën e kaluar. Për fat të mirë, jam mësuar të festoj fitore të mëdha me ju,” përfundoi Pele.
Nga dita e martë Pele ishte në spitalin Albert Eiunstein në San Paulo për “kontrolle rutinë”. /abcnews.al/
View this post on Instagram