Pele: Muller ishte një yll brilant, e pamundur të mos ndjesh dhimbje për të

schedule15:58 - 16 Gusht, 2021

schedule 15:58 - 16 Gusht, 2021

Gerd Muller u shua një ditë më parë. “Bomberi” i kombit, pas gjashtë vitesh me probleme shëndetësore, e humbi betejën më të rëndësishme dhe e gjithë bota është në zi për humbjen e tij.

Një legjendë si Pele ka shkruar disa rreshta në rrjetet sociale për këtë humbje të madhe. “Është një ditë e trishtë për këdo që e do sportin.

Kur një yll brilant si Gerd na lë, është e pamundur të mos ndjejmë dhimbje. Ai ishte një idhull për këdo që e do futbollin.

Muller ishte lideri që drejtoi futbollin gjerman. Ai ishte një nga sulmuesit më të mirë që kam parë të luajë dhe një njeri i madh. Emri i tij do të mbahet mend përgjithmonë”, shkruan Pele.

Gjatë vitit të shkuar humbën jetën emra të mëdhenj të futbollit, si Diego Armando Maradona dhe Paolo Rossi, dy kampionë bote me Argjentinën dhe Italinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!