Pekini: Pretendimi i Ukrainës se shtetasit kinezë po luftojnë për Rusinë, i pabazë

schedule16:12 - 9 Prill, 2025

schedule 16:12 - 9 Prill, 2025

Pretendimi i Ukrainës se një numër i konsiderueshëm shtetasish kinezë po luftojnë përkrah ushtrisë ruse është krejtësisht i pabazuar, tha një zyrtar i Pekinit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi dje se ushtria ukrainase kishte kapur dy ushtarë kinezë që luftonin së bashku me ushtrinë ruse në rajonin lindor të Donetskut.

Kjo është hera e parë që Ukraina bën një pretendim të tillë për ushtarët kinezë në territorin e saj mes të pushtimit pothuajse tre-vjeçar të Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian tha se Pekini kishte luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!