Nga James Griffiths, CNN
Pekini i ka shndërruar ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë në Detin e Kinës Jugore në baza ushtarake dhe aerodrom për vite me radhë- por një territor i tillë mund të jetë i pambrojtur ndaj sulmeve dhe në rast lufte, sipas një raporti të ri.
Bazat janë “të vetmuara në detin e largët”, dhe larg nga kontinenti kinez ashtu si edhe ishujve të tjerë në ujërat territoriale të diskutueshëm, të cilat shtrihen në një sipërfaqe rreth 3.3 milion kilometra katrorë.
Ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë në Detin e Kinës Jugore kanë përparësi në ruajtjen e sovranitetit kombëtar por ata kanë dobësi natyrore në mbrojtjen e tyre ushtarake.
Kina pretendon se ka në zotërim pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore dhe që nga viti 2014 ka ndërtuar shkëmbinj nënujorë dhe ishuj artificialë të fortifikuar me raketa, pista dhe sisteme armësh – duke hasur kundërshtime nga qeveritë e tjera .
Të paktën gjashtë qeveri të tjera pretendojnë se kanë të drejtë në ujërat e diskutueshëm: Filipinet, Vietnami, Malajzia, Indonezia, Brunei dhe Tajvani.

Shtetet e Bashkuara – të cilat i konsiderojnë pretendimet e Kinës si të paligjshme – janë kundërpërgjigjur duke vendosur anije luftarake afër vendeve të pretenduara ose të okupuara nga Pekini, në ato që i quan operacionet e lirisë së lundrimit.
Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë deklaruar se patrulla të tilla po zbatojnë të drejtën e lundrimit të lirë në ujërat ndërkombëtare, ndërsa Kina argumenton se ato janë shkelje të sovranitetit të saj.
Sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që zotëron vargun e kontestuar të ishujve në det do të ketë të drejtat për të gjitha burimet në ujërat e tij afër si peshqit, vajin dhe gazin. Më gjerësisht, kush kontrollon këtë det do të ketë gjithashtu pushtet mbi një nga kalimet më të vlefshme të tregtisë në botë – një të tretën e të gjithë transportit global.

Por ndërsa bazat e largëta kanë zgjeruar më tepër kontrollin e Pekinit mbi zonën e pretenduar, ato janë gjithashtu larg çdo ndihme të mundshme në rast të veprimeve ushtarake.
Flota tregtare është 1.000 kilometra nga Sanya, një qytet në ishullin Hainan, larg bregut jugor të Kinës, dhe 800 kilometra nga Ishujt Paracel, gjithashtu i kontrolluar nga Pekini.
“Edhe nëse flota do të përpiqet të vijë në ndihmë me shpejtësinë më të madhe, do të duhet më shumë se një ditë për të mbërritur,” sipas raportit.
Ndërsa disa ishuj janë të pajisur me aerodrome, mbrojtja përtej detit është e kufizuar, dhe shumica e avionëve luftarakë do të shpenzonin pjesën më të madhe të karburantit të tyre duke fluturuar në distancat e gjata midis bazave.
Pekini aktualisht ka në zotërim dy transportues avionësh , të cilët në teori mund të vendosen në Detin e Kinës Jugore, por edhe ata janë shumë larg nëse do të duhej të mbërrinin në kohë në rast të ndonjë incidenti.
Bazat janë shumë të pa mbrojtura nga sulmet e ndryshme, duke pasur parasysh vendndodhjet e tyre të largëta dhe mund të synohen nga të dy sistemet e raketave me rreze të gjatë nga SHBA ose Japonia, ose nga forcat detare në rajon.
“Strehat e ishujve nuk kanë bimësi, shkëmbinj natyror dhe tokë, dhe lartësia është e ulët, ndërsa niveli i ujërave nëntokësore është i lartë. Personeli dhe burimet nuk mund të qëndrojnë nën tokë për një kohë të gjatë,” sipas raportit.

Ka edhe çështje të tjera që e bëjnë mbrojtjen e ishujve jashtëzakonisht të vështirë, tha Malcolm Davis, një analist i vjetër në strategjinë e mbrojtjes dhe aftësive në Institutin Australian të Politikës Strategjike.
“Kushtet e vështira në Detin e Kinës Jugore – korrozioni i ujit të kripur, moti i keq- e bëjnë gati të pamundur vendosjen e materialeve në ishuj në një mënyrë që mund t’i lejojë ata të mbrojnë këto baza,” tha ai, duke shtuar se avionët do të ishin jo funksionale “brenda një jave apo më shumë në këto ishuj”.
Ai tha se ndërsa disa ishuj mund të jenë efektivë si platforma të qitjes, ata do të ishin ndër objektivat e parë nëse do të ndodhte një konflikt në Detin e Kinës Jugore dhe është ” fizikisht e pamundur të ndërtosh një ishull që është në thelb i mbrojtur” duke pasur parasysh llojin e shkëmbinjve nënujorë që ndodhen atje.
“Ajo që kinezët po përpiqen të bëjnë është të aneksojnë një hapësirë ndërkombëtare detare, për të kontrolluar dhe zotëruar ujërat ndërkombëtarë dhe për ta bërë këtë, kanë nevojë për një prani të përhershme atje,” tha Davis.
“Por ky nuk është një hap praktik në planin afatgjatë sepse ata nuk mund t’i mbrojnë ato baza.”
Sigurisht, Pekini mund të mbështetet në faktin se çdo sulm kundër një baze në Detin e Kinës Jugore do të barazohet një akt lufte kundër një fuqie bërthamore me burime të mëdha ushtarake. Kërcënimi për një hakmarrje mund të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar përballjen me ndonjë sulm të bazave në ishull.
As Kina nuk do të ishte i vetmi vend me baza të rrezikuara larg territorit të saj. Ishulli amerikan Guam dhe ishulli japonez Okinawa, ku ka baza të mëdha ajrore amerikane, janë të dy brenda rrezes së sulmit të raketave kineze, diçka që Pekini e ka vënë në dijeni Uashingtonin në të kaluarën. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

