Pekini mohon akuzat se ka bllokuar bisedimet e G20 për klimën

schedule10:53 - 2 Gusht, 2023

schedule 10:53 - 2 Gusht, 2023

Kina ka mohuar akuzat se ka bllokuar bisedimet për klimën me ministrat e mjedisit të G20 javën e kaluar, duke theksuar se i vjen keq që ata nuk arritën një marrëveshje.

Në takimin e tyre në Chennai (Madras), Indi, ministrat, vendet e të cilëve janë përgjegjëse për më shumë se 80% të emetimeve të dioksidit të karbonit të planetit, nuk arritën një marrëveshje për një kufi mbi ato emetime deri në vitin 2025.

Bisedimet me Kinën, Arabinë Saudite dhe Rusinë kanë qenë “të ndërlikuara”, tha për AFP ministri i Tranzicionit Ekologjik i Francës, Christophe Besy.

Një burim i tha gjithashtu gazetës britanike The Financial Times se Kina i kishte bllokuar qëllimisht bisedimet. Këto deklarata u kundërshtuan ashpër sot nga Ministria e Punëve të Jashtme kineze, sipas së cilës ato “nuk korrespondojnë aspak me realitetin”.

Takimi rezultoi pozitiv dhe i balancuar vuri në dukje ministria kineze.

“Megjithatë, për shkak të ndërhyrjes së disa vendeve që futën pa nevojë çështje gjeopolitike (në diskutime), në samit nuk u dha asnjë njoftim, për të cilin Kina tha se i vjen keq.

Dështimi i samitit të Chennai javën e kaluar pason një samit të mëparshëm të mbajtur më 22 korrik në Goa, gjithashtu në Indi.

Ministrat e Energjisë së G20-ës gjithashtu nuk arritën të bien dakord për një afat kohor për reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile. Ky rezultat u pa si një goditje ndaj përpjekjeve për të reduktuar emetimet e gazrave që shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Vendet kryesore prodhuese të naftës kanë frikë nga efektet e një tranzicioni shumë të shpejtë të energjisë në ekonomitë e tyre.

Rusia dhe Arabia Saudite ishin kryesisht në shënjestër për mungesën e progresit në bisedimet në Goa.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!