Pekini i zemëruar ndaj masave që vendet kanë marrë ndaj qytetarëve kinezë: Diskriminuese

schedule11:44 - 10 Janar, 2023

schedule 11:44 - 10 Janar, 2023

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u bëri thirrje sot vendeve që kanë vendosur masa ndaj qytetarëve kinezë për të parandaluar COVID-19 , të bazohen në fakte dhe  në shkencë.

Masat parandaluese të COVID-19 nuk duhet të jenë diskriminuese dhe nuk duhet të ndikojnë në lëvizjen normale të njerëzve midis dy vendeve, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Ambasada e Kinës në Korenë e Jugut njoftoi më herët sot se ka pezulluar lëshimin e vizave të hyrjes afatshkurtra për vizitorët nga Koreja e Jugut në përgjigje të kufizimeve shëndetësore të vendosura nga Seuli për udhëtarët kinezë, të cilat Kina i ka konsideruar “diskriminuese”.

Kina rihapi kufijtë e saj të dielën, duke hequr masën e fundit të madhe të kontrollit si pjesë e politikës së saj “zero COVID”.

Bllokimet e shpeshta, testimet e pandërprera dhe kufizimet e tjera të ndryshme në lëvizje që nga fillimi i vitit 2020 e kanë çuar ekonominë e dytë më të madhe në botë në një nga ritmet e saj më të ngadalta të rritjes në gati gjysmë shekulli dhe duke rritur shqetësimet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!