Pedro Rocha merr drejtimin e federatës spanjolle të futbollit në mënyrë të përkohshme

schedule08:58 - 27 Gusht, 2023

schedule 08:58 - 27 Gusht, 2023

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) njoftoi se mëngjesin e djeshëm ka marrë njoftimin nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për pezullimin e përkohshëm të presidentit Luis Rubiales, ndërkohë që dosja disiplinore është duke u përpunuar.

Në përputhje me dispozitat e Statutit të RFEF-së, Zëvendës Presidenti i Federatës Spanjolle, Pedro Rocha Junco, merr presidencën e përkohshme gjatë kësaj periudhe.

Luis Rubiales ka deklaruar se do të mbrohet ligjërisht në organet kompetente, ka besim të plotë në FIFA dhe rithekson se në këtë mënyrë i jepet mundësia të fillojë mbrojtjen e tij në mënyrë që e vërteta të mbizotërojë dhe të provohet pafajësia e tij e plotë.

Presidenti i ri i RFEF-it, në bazë të përkohshme, Rocha ka qenë i fuqishëm në vendimin e tij të parë si post i lartë federativ. Ai vendosi të tërheqë deklaratën që Federata Spanjolle e Futbollit e publikoi në faqen e saj. RFEF aty akuzon futbollisten Jennifer Hermoso se do ta padis për deklarata të pavërteta kundër presidentit Luis Rubiales./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!