Pedagogu Ardian Isufi në “Refleksione”: Jemi në post-diktaturë dhe jo në post-modernizëm

schedule21:31 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:31 - 23 Shkurt, 2021

“Jemi në post-diktaturë dhe jo në post-modernizëm”, deklaron  pedagogu i arteve Ardian Isufi.

I ftuar në emisionin “Refleksione”, Isufi sqaroi se post-modernizmi ka nevojë për demokraci liberale ku i jepet përparësi individit. Ai shtoi se Post-modernizmi është si një pasqyrë e modernizmit.

Ndër të tjera pedagogu theksoi se kur ka një post ka një krizë që ndodh me modernizmin ashtu siç ka ndodhur për të bërë një lidhje me impresionizmin. Kriza e saj ishte ajo që solli post-impresionizmin që padyshim shkëlqyen akoma më shumë në raportin që kishin me shoqërinë dhe natyrën.

Lexo edhe: Piktori dhe pedagogu Ardian Isufi në Refleksione: Edhe artisti është kafshë politike

Ne jemi në një post-diktaturë sesa në një post-modernizëm. Post-modernizmi ka nevojë për demokraci liberale ku i jepet përparësi individit, megjithatë mendoj se post-modernizmi është në vetvete një demokraci në radhë të parë, ku njeriu mund të operojë me fuqinë e tij intelektuale, me fuqinë e tij si vokacion, duke shkaktuar në publik një të mirë që nis nga individi, megjithatë ndoshta ky është një orintim i imi. Post-modernizmi është si një pasqyrë e modernizmit.

Gjithmonë kur ka një post ka një krizë që ndodh me modernizmin ashtu siç ka ndodhur për të bërë një lidhje me impresionizmin. Kriza e saj ishte ajo që solli post-impresionizmin që padyshim shkëlqyen akoma më shumë në raportin që kishin me shoqërinë dhe natyrën . Në këtë kontekst unë post-modernizmin e shoh  si kritikun më të madhe, si rebelin më të madh si njeriun që kërkon dhe tenton të gjejë të vërtetat e mëdha, pavarësisht mundësive,” deklaroi mes të tjerash në “Refleksione”, pedagogu Ardian Isufi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!