Pedagogia e skandaleve filmohet teksa rreh burrin dhe e tërheq zvarrë, studentët i quante “qen”

schedule17:36 - 28 Nëntor, 2021

schedule 17:36 - 28 Nëntor, 2021

Një situatë e pazakontë është filmuar në një parking në Bosnje Hercegovinë. Përkatësisht, në afërsi të një qendre tregtare është filmuar një përleshje ku një grua ka rrahur një burrë.

Mediat e huaj bëjnë të ditur se gruaja në fjalë është profesoresha Edisa Trumiq dhe partneri i saj, profesor Adnan Hoxhiq.
Edisa Trumiq është e njohur për publikun edhe më parë. Pedagogia u bë virale në rrjet, ku në një video shihej dhe dëgjohej teksa ofendonte studentët duke i cilësuar si “qen”.

Ngjarja e plotë u mbulua, ndërsa prof. Trumiq është ende ligjëruese në Fakultetin e Farmacisë në Tuzla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!