Pedagogët në protestë, Kovaçi: Pagat nuk mund të rriten me tarifat e studentëve

schedule22:53 - 7 Tetor, 2022

schedule 22:53 - 7 Tetor, 2022

Pedagogët e Univeristetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera kanë nisur prej kohësh protesta për rritjen e pagës.

Plarent Ndreca, i cili është ndër hartuesit e Ligjitt për Arsimin e Lartë, tha se nuk ëhstë dakord me rritjen e pagës, pasi sipas tij pedagogët kanë mundësi për ta rritur vetë pagën e tyre.

Ndërkohë, për kryetarin e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, qeveria ka marrë vendime politike në kurriz të universiteteve, prandaj duhet të subvencionojë për rritjen e pagave.

Pjesë nga debati:

Xhafo: Duke qenë se është bërë PBA-ja dhe buxheti për vitin e ardhshëm është bërë, ku do ta fusësh rritjen 8%?

Ndreca: Patjetër që mund të bëet, por unë nuk jam dakord. Nuk ka pse qeveria të shtojë pagat e pedagogëve, kur pedagogët janë aktorë që kanë mundësi të shtojnë pagat e tyre. Autonomia nuk është privilegj, është përgjegjësi. Kur është bërë Ligji i Arsimit të Lartë…

Kovaçi: Ky 8% është farsë. Nuk ka asnjë universitet shqiptar sot, sepse aktualisht e kanë, paguhen nga tarifat e studentëvi. E dyta, nga të ardhurat paguhen gjithë ata të orëve të jashtme. Pra nuk ka asnjë lloj shansi me llogarinë aktuale që me tarifat e studentëve të rrisësh rrogat e profesoriatit. Pra vijmë te kjo, që kush i zbrti dhe kush i rriti tarifat e studentëve. Rritja e tarifave solli protestën e studentëve, sepse nuk e përballuan dot këtë rritje tarifash. Por kush e uli, kryeministri. E uli me VKM. Në këto kushte kur tarifat janë ulur me vendim politik, ti do të subvencionosh këtë ulje, se ti politikisht do të bësh një premtim politik dhe kjo ishte në kurriz të universitetit. Është një system i shartuar. Këtu u provua të përdorej një sistem anglo-sankson, por nuk funksiononte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!