Pedagogët dhe studentët në Mianmar i janë bashkuar mosbindjes civile për të kundërshtuar grushtin e shtetit.
Demonstruesit në një universitet në qytetin më të madh, Yangon, brohorisnin mbështetje për udhëheqësen e burgosur Aung San Suu Kyi.
“Ne nuk do të lejojmë që brezi ynë të vuajë nën këtë lloj diktature ushtarake,” i tha Min Sithu, një student, agjencisë së lajmeve AFP.
Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë janë burgosur që prej grushtit të shtetit të ushtrisë.
Më parë, ushtria arrestoi një tjetër udhëheqëse të lartë nga partia e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).
Megjithëse Suu Kyi nuk është parë në publik që nga e hëna ajo besohet të jetë në arrest shtëpiak, tha NLD, cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Myanmar ka qëndruar kryesisht i qetë pas grushtit të shtetit, i cili ka zhytur vendin e Azisë Juglindore në pasiguri. /abcnews.al