Mbi 50 pedagogeë të Fakultetit të Shkencave Sociale mbështesin protesten e studentëve. Ata kanë firmosur një dokument, përmes të cilit i kërkojnë qeverisë të shfuqizojë ligjin për arsimin e lartë.
Mes pedagogëve bie në sy emri i bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, Fatlinda Tahiri, ish zyrtarët e Partisë Socialiste Edlira Haxhiymeri e Majlinda Keta, e të tjerë emra sociologësh e psikologësh.
Pedagogët e cilësojnë këtë ligj si shkakun themeltar të problemeve aktuale të universiteteve publike dhe kërkojnë rihapjen e një diskutimi gjithëpërfshirës për modelin e universitetit publik në Shqipëri. /abcnews.al