Pedagogët e Gjeologji Minierave paralajmërojnë bojkot të mësimit

schedule17:48 - 22 Janar, 2019

schedule 17:48 - 22 Janar, 2019

Pedagogët e fakultetit të Gjeologji Minierave paralajmërojnë bojkot mësimi. Ata i kërkojnë qeverisë anullimin e VKM së vitit 2014, që kalon ambiente të këtij universiteti për Gjykatën e Lartë.  Në vendimin e asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti, i shpërndarë për mediat, thuhet se i lihet 15 ditë kohë qeverisë për anullimin e asaj VKM-je, në të kundërt stafi akademik do kalojë në bojkot, deri në plotësim të kërkesave. Në nëntor 2014, pedagogë e studentë të Gjeologji Minierave patën protestuar para Kryeministrisë, kundër atij vendimi të qeverisë. Në vendimin e asamblesë thuhet se ky mund të jetë një precedent i rrezikshëm për të tjetërsuar godinat e tjera të universiteteve publike dhe kërkojnë regjistrimin në emër të tyre në zyrën e regjistrimit të pasurive

Mes 8 kërkesave drejtuar qeverisë, spikat vendimi i pedagogëve të gjeologji minierave, për të mbështetur  kërkesat e studentëve, duke kërkuar anullimin e ligjit për arsimin e lartë ose ndryshimin rrënjësor të tij, sipas një peticioni të paraqitur nga pedagogë të këtij fakulteti, në fund të dhjetorit të kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!