Pedagogë dhe studentë dedikim të veçantë  për 16  autorë shqiptarë në ditën Botërore të Librit

schedule21:25 - 23 Prill, 2020

schedule 21:25 - 23 Prill, 2020

Klubi i Dramë i udhëhequr nga  Erestina  Gjergji sëbashku me  Profesorë të Departamentit të Letërsisë,  kanë zgjedhur një formë origjinale për të kremtuar ditën Botërore të Librit.

Studentë dhe pedagogë janë bërë bashkë, duke interpretuar pjesë nga 16 autorë shqiptarë, të cilët si rrallë herë këtë vit kanë  përvjetorët e lindjes.

Studenti i Letërsisë dhe asisten regjisori  i klubit të Dramës Eqrem Torra , pas  5 javësh rishfaqet  në oborrin e fakultetit i mbështjellë me shumë emocione, pasi edhe realizimi i interpretimeve është bërë nga karantina.

Ky eshte mesazhi qe jep akademikja dhe petagogia e Floresha Dado.

“Letërsia nuk është një mjet thjeshtë për dëfrim apo për kalimin e kohës sepse qëkur njeriu u bë i vetëdijshëm bashkë  me të lindi edhe dëshira e brendshme, prandaj letërsia ka një forcë magjike në shpirtin e njeriut”.

“KITARA” e  Anton Pashku vjen nga Persida Asllani.

Mesazhi  i studentit te Letersisë e në këtë ditë të librit është ky

“Ushqehuni me artin, arti është jetë dhe jeta domosdoshmërisht është art”.

Zef Zorba përfaqësuesi më i mirë i poezisë shqipe i shekullit që shkoi, vjen përmes vështrimit të studentëve të Letërsisë në Universitetin e Tiranës.  Me botimin “Tinguj nga Sirtarët”, botuar nga QKLL-ja dhe Departamenti i Letërsisë i FHF-së me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!