“Peanut”, vendos rekord Guinness, pula më e vjetër në botë mbush 21-vjeçe

schedule21:11 - 2 Shtator, 2023

schedule 21:11 - 2 Shtator, 2023

Marsi Parker Darwin dhe bashkëshorti Bill jetojnë në një fermë në Michigan me qen, mace dhe zogj të ndryshëm, duke përfshirë pula, fazan dhe rosat.

Darwini kujton me mall kur 21 vite më parë, një nga vezët e pulës që supozohej të dilte dukej e kalbur dhe ishte braktisur nga pula e saj nënë. Ajo e mori dhe ishte gati ta hidhte, kur dëgjoi një cicërimë të vogël.

“Dëgjova një cicërimë të dytë dhe kuptova që zogu ishte gjallë dhe dukej sikur nuk mund të dilte nga veza,” tha ajo.

Darwini shikoi nga afër dhe pa një çarje të vogël, mezi të dukshme, kështu që ajo vendosi t’i jepte pak ndihmë zogut.

Ajo u përpoq ta kthente zogun me pulën, por ajo nuk e pranoi. Kështu Darwini e futi zogun brenda, e mbajti nën një llambë të nxehtë dhe e mësoi të hante dhe të pinte. Ajo e quajti pulën me pika kafe Peanut sepse ajo u rrit në rreth një kilogram, afërsisht një e treta e madhësisë së disa prej pulave të tjera të saj.

Më shumë se dy dekada pasi Peanut doli nga veza e saj në vitin 2002, ajo ende qëndron në dhomën e ndenjes së Darwinit, shpesh në prehrin e saj. Dhe pula ka fituar një rekord botëror: Guinness World Records e ka emëruar atë si pulën më të vjetër të gjallë në botë.

“Pula mesatare jeton pesë deri në tetë vjet, kështu që është një arritje e madhe,” tha Darwin, 71 vjeçe, një ish-punonjëse biblioteke në pension që jeton në Chelsea, Michigan.

“Peaunut është një pulë lozonjare, nëse ajo nuk konsumon kosin e saj me boronica në mëngjes, ajo patjetër do të bëjë shumë zhurmë,” tha ajo.

Ajo dhe familja e saj festuan ditëlindjen e 21-të të Peanut në maj, por Darwini tha se ishte ende e befasuar që pula e saj u emërua pula më e vjetër në botë.

“Ajo është e shëndetshme dhe është e llastuar,” tha ajo.

Rruga drejt fitores së rekordit botëror të Peanut filloi në pranverën e vitit 2022, kur shoku i Darwinit, Todd Gillihan, gjithashtu një entuziast i pulave, i kërkoi asaj që të paraqiste një aplikim në Guinness.

Gillihan kishte lexuar për pulën e parë më të vjetër të rekordeve Guinness, një pulë të quajtur Matilda. Ajo u shfaq në “The Tonight Show With Jay Leno” në vitin 2004 kur ishte 14 vjeçe dhe vdiq dy vjet më vonë në moshën 16-vjeçare.

Ajo tha se u deshën gjashtë muaj për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dërguar foto, video, dëshmi të dëshmitarëve dhe një deklaratë veterineri për të verifikuar moshën e Peanut.

“Unë e dua shumë Peanut dhe shpresoj që ajo të ketë edhe disa ditëlindje të tjera,” tha Darwin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!