Parlamenti Europian rrëzoi kërkesën e eurodeputetit grek të grupimit konservator dhe reformist, Notis Maria për të futur në rend të ditës së seancës së sotme vrasjen e Kostandinos Kacifas në jug të Shqipërisë. Eurodeputeti ka kërkuar një diskutim dhe miratimin e një rezolute për çështjen Kacifas. Por propozimi i tij për rezolute u hodh poshtë me 208 vota kundër dhe 38 pro.
Europarlamentari Knut Fleckenstein, njëkohësisht raportues për Shqipërinë tha se lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat nuk dihet saktësisht pse Kacifas mbante një flamur grek dhe një kallashnikov në datën 28 tetor. /abcnews.al