PE miraton amendamentet, kërkohet ekstradimi i Gruevskit

schedule15:01 - 29 Nëntor, 2018

schedule 15:01 - 29 Nëntor, 2018

Eurodeputetët kanë miratuar dy amendamente me te cilat kërkojnë nga Hungaria që të ekstradojË ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Grupi i Socialdemokratëve dhe të Gjelbërve disa ditë më parë kanë dorëzuar disa amendamente në lidhje këtë temë, por ekzistonte frika se nuk do të kalonin për shkak fjalorit të ashpërt.

Njëri nga amendamendet thotë se Hungaria ka ndihmuar Gruevskin të arratisej duke ndërhyrë kështu në punët e brendshme të Maqedonisë pasi ka arritur të shmangë dënimin me burg. Me këto amendamente, Parlamenti Europian le të kuptohet se Gruevski ka pasur proces gjyqësor transparent dhe se ai është i përfshirë edhe në pesë hetime penale.

Ndërkohë, ish kryeministrit i është pranuar kërkesa për azil nga Hungaria dhe qeveria e Budapestit thotë se ai nuk mund të ekstradohet pasi pretendohet se ndaj tij është zhvilluar process gjyqësor politik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!