Pas pranimit nga ana e Arabisë Saudite se reporter Jamal Khashogi është vrarë brenda konsulatës saudite në Stamboll, Parlamenti Europian ka kërkuar hetim të detajuar. Ankaraja nga ana e saj ka premtuar se do të bëjë publike çdo hap të hetimeve.
Një hetim i detajuar ndërkombëtar duhet të fillojë urgjentisht për të analizuar provat në lidhje me vdekjen e reporterit saudit Jamal Khashoggi. Parlamenti Europian ka kërkuar nisjen e një hetimi “urgjent” ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Presidenti i PE-së, Antonio Tajani, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se “një hetim rigoroz ndërkombëtar duhet të fillojë urgjentisht për të shqyrtuar provat në lidhje me vdekjen e Jamal Khashoggi”.
Ndër të tjera Tajani ka theksuar se duhet të sqarohen detajet e vdekjes së gazetarit Khashoggi. Administrata e Arabisë Saudite pranoi se Jamal Khashoggi i cili ishte zhdukur më 2 tetor pas kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll “ka humbur jetën si rezultat i grindjeve në ndërtesën e konsullatës”. Sipas lajmeve të Agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite, theksohet se si rezultat i hetimit të kryer nga Kryeprokuroria e Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi pasi ka ardhur në Konsullatën e Përgjithshme saudite të Stambollit, “ka filluar të debatojë me qytetarë të tjerë sauditë që ndodheshin të pranishëm në momentin kur ai ka mbërritur, ku dhe më pas debati është shndërruar në një konflikt dhe si rezultat Khashoggi ka humbur jetën”.
Nga ana e saj Ankaraja zyrtare premtoi se do të bëjë publik çdo infromacion në lidhje me këtë çështje./abcnews.al