PDSH pranon që të jetë pjesë e qeverisë së Zaevit

schedule18:08 - 4 Gusht, 2020

schedule 18:08 - 4 Gusht, 2020

Një takim mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi është mbajtur në Klubin e Deputetëve.

Në këtë takim morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të partive, si Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM dhe Azem Sadiki nga PDSH.

Pas takimit, Sadiki deklaroi se Zaev i ka ftuar që të marrin pjesë në Qeveri dhe ata kanë pranuar. Po ashtu ai njoftoi se janë formuar edhe grupet e punës.

Sadiki u shpreh:

“Kishim ftesë për takimin e sotëm dhe ishim bashkë delegacioni i partisë me kryetarin e partisë. Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, dhe ne si parti e kemi pranuar ftesën dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëheqjen nga kryetari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Ljupço Nikollovski”. /abcnews.al/