PDK kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor

schedule15:19 - 2 Qershor, 2021

schedule 15:19 - 2 Qershor, 2021

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen më 31 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj në një deklaratë para mediave. “Ishim në një takim me presidenten Osmani, temë e takimit ishte mbajtja e zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti. Dua t’i them tri gjëra për këtë: Ne mendojmë që institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve do të duhej të kenë mjaftë kohë që procesi të jetë i përgatitur mirë, dhe kemi kërkuar që 31 tetori të jetë datë kur të mbahen zgjedhjet, meqë do të lejonte kohë për përgatitjen për zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë po ashtu se PDK është shumë e përgatitur për këtë proces zgjedhor.

“Së dyti, PDK si asnjë subjekt tjetër politik është shumë e përgatitur për zgjedhjet lokale.  Ne kemi qenë në terren dhe kemi tri emërimet e para”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!