PDIU urim për Kosovën: Rama nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare

schedule14:49 - 17 Shkurt, 2021

schedule 14:49 - 17 Shkurt, 2021

PDIU ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë. Me anë të një mesazhi, PDIU e Shpëtim Idrizit thuhet ndër të tjera se  Edi Rama nuk e ka shpallur 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar.

Mesazhi i plotë:

Të zgjojmë tani ndërgjegjen dhe detyrimin kombëtar! Forca Shengeni Kuq e Zi!

Sot është dita e Pavarësisë së Kosovës, por Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në fakt, ne nuk presim që atyre që i vënë tra dhe i ngrenë taksat Kosovës, që heqin nga programi i qeverisë Çështjen Çame, t’iu zgjohet ndërgjegjja kombëtare!