PDIU reagon për situatën kaotike në Kakavijë: Kjo është koha e mallkuar që jetojmë ku “Pirati bëhet Papë”

schedule16:11 - 15 Gusht, 2020

schedule 16:11 - 15 Gusht, 2020

PDIU ka reaguar për situatën e tensionuar në pikën Kufitare në Kakavijë ku prej ditësh qytetarët shqiptarë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar.

Ditën e sotme situata kaloi në përmasa tragjike pasi një fëmijë humbi jetën si pasojë e një aksidenti, ku u përplas për vdekje nga autoambulanca.

“Radhë të gjata kilometrike, njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare , ujë, ushqime e shërbim mjekësor që duken sikur janë refugjatë të  zonave në luftë, turpësisht për të gjithë në janë në territorin Shqiptar ..

Prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht emigrantët Shqiptar përballen me racizmin , ksenofobinë  e shtetit Grek qe i trajton qytetarët shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë , me cinizëm e racizëm”, shkruan në reagimin e saj PDIU.

Po ashtu PDIU kërkon reagim urgjent nga institucionet, ndërsa shton se edhe duhet me urgjencë edhe ndërhyrja e Kryetarit të radhës së OSBE.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte koha e mallkuar qe jetojme ku “ Pirati behet Pape“

Pdiu reagon me force per situaten katastrofike humanitare te krijuar prej disa ditesh ne kufirin me Greqine , e cila kulmoi sot me humbjen e jetes se nje femije nga autoambulanca e nje shteti rrumpalle qe dhe kur ben sikur te vjen ne ndihme me shume shton kaosin ..

Radhe te gjata kilometrike njerez qe kane nevoje per ndihme humanitare , uje, ushqime e sherbim mjeksor , qe duken sikur jane refugjate te zonave ne lufte , turpesisht per te gjithe ne jane ne teritorin Shqiptar ..

Prej dy dekadash pikerisht ne cdo muaj Gusht emigrantet Shqiptar perballen me racizmin , ksenofobine e shtetit Grek qe i trajton qytetaret Shqiptare si qytetare te dores se dyte , me cinizem e racizem

..

Por fatkeqesisht ne kete kohe te mallkuar qe po jetojme , shteti rrumpalle i Rilindasit autokrat eshte si gjithmone inegzistent ..

  1. Ku eshte Ministria e Brendshme qe e di prej vitesh qe ne Gusht ka fluks te shtuar ne pikat e kalimit kufitar?

Ky shtet rrumpalle , me kohe duhet te merte masat per te shtuar bashkepunimin e  sportelet me palen Greke

  1. Ministria e Shendetsise duhet te kishte marre masat ne pikat kufitare por dhe ne qytetet kryesore qe te hapnin vendet e dedikuara per berjen e testeve vetem per emigrantet
  2. Ministria jone e Jashtme duhej me kohe te komunikonte me palen Greke per kete situate qe do ishte e tille si cdo vit duke shtuar dhe situaten e Covid 19 ..

Ministria jone e jashtme duhet te kerkoj urgjent nderhyrjen e Kryetarit te radhes se OSBE , te lere pushimet ne Dhermi e te angazhohet me palen Greke per zgjidhjen e krizes humanitare ..

Shteti rrumpalle i pa afte i Rames eshte si gjithmone inegzisten  ne raste emergjencash e fatkeqesish .

Kjo eshte vertete nje kohe e mallkuar per Shqiptaret koha kur : “ Pirati behet Papë“

/abcnews.al/