PDIU reagon për aksionin në Astir: U konsumua edhe akti i fundit

schedule19:57 - 12 Nëntor, 2019

schedule 19:57 - 12 Nëntor, 2019

PDIU ka reaguar për aksionin e sotëm të IKMT në zonën  e Astirit, ku u shembën 33 objekte, të cilat do i hapin rrugë ndërtimit të projektit për Unazën e Madhe.

Sipas PDIU, sot në Astir u konsumua edhe akti i fundit i dramës se filluar dy vite më parë dhe se kryeministri Rama plotësoi trekëndëshin dhunë, krim e korrupsion.

Në një linjë me partitë e tjera opozitare edhe PDIU në reagimin e saj thekson se qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimin që i përket nga qeverisja e ardhshme.

Reagimi i plotë:

Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti i fundit i drames se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e i dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor

Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej çdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.

Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimin që i përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më i mirë i reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër./abcnews.al