PDIU ka bërë thirrje që të Prokuroria të hetojë abuzimet sipas saj që ka bërë qeveria. Përmes një reagimi publike kjo forcë politike ka renditur abuzimet që janë bërë gjatë kësaj kohe, ndërsa thekson se mbështetja për shëndetësinë dhe mbështetja financiare për sipërmarrjen duhet te ishin preokupimi i mbledhjeve te qeverisë.
“Ndërkohë që jemi vendi me mbështetjen më të ulët financiare në Rajon për ekonominë dhe në raport me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi; Ndërkohë që shqiptarëve u flitet për luftë, arkivole e pirgje me kufoma dhe njerëzit dhe ekonomia vetëizolohen; Ndërkohë që mbështetja për shëndetësinë dhe mbështetja financiare për sipërmarrjen duhet te ishin preokupimi i mbledhjeve te qeverisë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Reagimi i plotë:
Ndërkohë që jemi vendi me mbështetjen më të ulët financiare në Rajon për ekonominë dhe në raport me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi;
Ndërkohë që shqiptarëve u flitet për luftë, arkivole e pirgje me kufoma dhe njerëzit dhe ekonomia vetëizolohen;
Ndërkohë që mbështetja për shëndetësinë dhe mbështetja financiare për sipërmarrjen duhet te ishin preokupimi i mbledhjeve te qeverisë;
Qeveria në mbledhjet e saj merret me heqjen e Tvsh-së për Jahtet.
Pagesa deri në 5 milionë euro për Incineratorin e Tiranës.
Qeveria gjen kohën dhe momentin ti japë “Kastrati Grup” me koncension: Portin e Porto Romanos.
Ftojmë prokurorinë dhe Spak të dalë nga vetëizolimi dhe të hetojë Pandeminë e abuzimeve.
Edi Rama: Laj duart!
/abcnews.al