PDIU për koncesionin e Rinasit: Akt korruptiv, në ditët e fundit babloku përpin tokë, det e aeroporte

schedule14:23 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:23 - 25 Shkurt, 2021

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka reaguar në lidhje me zgjatjen e koncesionit të Rinasit.

Nëpërmjet një deklarate, PDIU e konsideron vendim shkelje të hapur me Kushtetutën, ndërsa thekson se është simbol i babëzisë së ditëve të fundit që i kanë mbetur kësaj qeverie.

Ndërsa shprehet se mbështet vendimin e Presidentit për kthimin e këtij ligji, shton se zgjatja e koncesionit të Rinasit është anti-korruptiv.

“Grabitja arrogante që po i bëhet shqiptarëve ,do të thotë bileta udhëtimi më të shtrenjta, më pak siguri të fluturimeve, më pak shërbime, ligje të shkelura nga qeveria për Oligarket  dhe fonde të dyshimta  për pushtetin, në ditët e tij më të zeza. Ne ditet fundit te pushtetit te tij babloku  ,po perpin toke , det ,porte e aeroporte per nje grup njerezish ,qe ua shperndan si ne mall te babes. I ftojmë shqiptarët të mos harrojnë qe kanë përpara tyre njeriun që ndërsa i kërkon votën i fut doren ne  xhep cdo dite , ndaj 25 prilli duhet të jetë dita për të votuar ndëshkimin e vjedhjeve, arrogancën dhe shtetin personal të Ramës dhe oligarkëve të tij”, shkruan PDIU.

Deklarata e plotë:

PDIU mbështet vendimin e Presidentit për kthimin e Ligjit nr.16/2021, i cili ratifikon ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Koncesionare “Tirana International Airport” sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë”.

Ky akt korruptiv i cili shtyn me 13 vite pa asnje procedurë konkurimi një koncesion qe kishte afat edhe 6 vite të tjere,   në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit shqiptar , është simboli i babëzise së ditëve te fundit që i kanë mbetur kësaj qeverie.

 Grabitja arrogante që po i bëhet shqiptarëve ,do të thotë bileta udhëtimi më të shtrenjta, më pak siguri të fluturimeve, më pak shërbime, ligje të shkelura nga qeveria për Oligarket  dhe fonde të dyshimta  për pushtetin, në ditët e tij më të zeza.

Ne ditet fundit te pushtetit te tij babloku  ,po perpin toke , det ,porte e aeroporte per nje grup njerezish ,qe ua shperndan si ne mall te babes .            

I ftojmë shqiptarët të mos harrojnë qe kanë përpara tyre njeriun që ndërsa i kërkon votën i fut doren ne  xhep cdo dite , ndaj 25 prilli duhet të jetë dita për të votuar ndëshkimin e vjedhjeve, arrogancën dhe shtetin personal të Ramës dhe oligarkëve të tij.      

Ky nuk eshte me shteti i shqiptareve, është shteti i Ramës dhe 5 oligarkëvë që vjedhin cdo pasuri publike./abcnews.al/