PDIU paralajmëron tubim para Ministrisë së Jashtme: Bashkohemi për këto kërkesa

schedule17:41 - 19 Tetor, 2020

schedule 17:41 - 19 Tetor, 2020

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka paralajmëruar një tubim paqësor që do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00 përpara Ministrisë së Jashtme. Ajo i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në tubim për çështjen çame, heqjen e ligjit të luftës ndërsa shton se miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë. PDIU i kërkon qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e Bashkimit Europian e cila përcakton zgjidhen e çështjes çame. Ajo shton se kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura dhe askush nuk mund të falë det.

“Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!” Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame. Heqjen e ligjit të luftës. 12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku  me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame. Heqjen e ligjit të luftës. Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur. Nesër ora 11:00. Përpara Ministrisë së Jashtme, Tiranë” thuhet në deklaratë./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!