PDIU mbështet Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Shembja ëndërr 20-vjeçare e Ramës

schedule15:05 - 15 Maj, 2020

schedule 15:05 - 15 Maj, 2020

PDIU i është drejtuer me një thirrje mbështesve të saj për të mbrojtur teatrin. Shembjen e teatrit kjo forcë politike e cilëson si “ëndrrën 20 vjeçare e Edi Ramës”,, ndërsa shton se është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu.

Në deklaratën e PDIU, “vlerëson se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar shkatërron përfundimisht çdo iluzion për një shtet ligjor në Shqipëri dhe është në të njëjtën kohë një atentat ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendit”.

Po ashtu PDIU “zbulon edhe strategjinë” sipas saj që po ndiqet.

“Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e regjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo regjimi diktature”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Nuk ikën Covid-19 pa u shemb Teatri.

Ju bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, të jemi në mbrojtje për Teatrin.

RREGJIMI RILINDAS i FB pasi u tall me ekonominë e varfërinë e shqiptarëve, nuk hoqi dorë as në kohë pandemie nga grabitja e pronës publike dhe taksave të shqiptarëve.

Sigurisht që në kohë pandemie realizimi i prishjes së Teatrit Kombëtar, ëndrra 20 vjeçare e Edi Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu, e shoqëruar si gjithmonë me një aferë futje duarsh në xhepat e shpuar të shqiptarëve.

Në kundërshtim me kushtetutën, në mesnatë kalojnë VKM- të e qeverisë, e po në mesnatë mblidhen të emëruarit e Rilindjes për Tiranën, sepse “Komiteti Qëndror i Ekspertëve” të pandemisë, i ka thënë Rilindasve që Covid-19 nuk del natën.

PDIU vlerëson se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar shkatërron përfundimisht çdo iluzion për një shtet ligjor në Shqipëri dhe është në të njëjtën kohë një atentat ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendit.

PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbeshtetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend.

Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e rregjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo rregjimi diktature.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!