PD ‘zi’ për Salianjin/ Kaos në parlament, shtyhet seanca, Spiropali: Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave

schedule17:16 - 30 Shtator, 2024

schedule 17:16 - 30 Shtator, 2024

Seanca plenare e së hënës në parlament u nisi me tensione dhe kaos të shkaktuar nga deputetët e opozitës, çka detyroi kryeparlamentaren Elisa Spiropali, të shtynte seancën.

Me kërkesë të kreut të Grupit të PS, Niko Peleshi, Spiropali pranoi ndërprerje e seancës për 10 minuta.

“Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për deputetët tanë, as për deputetët tuaj. As për ministrat tanë, as tuaj, për askënd. Tregohuni të arsyeshëm dhe uluni në vendet tuaja. Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me vendimet e gjykatave”, tha ndër të tjera kryeparlamentarja.

Bojkoti dhe tensionet e krijuara nga opozita, vijnë pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, për çështjen “Babale”.

Lidhur me këtë, PD ka njoftuar protestë më 7 tetor. Nga ana e saj, mazhoranca ka deklaruar se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe se jeta parlamentare do të vijojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!