Analisti Artur Nura thotë se përjashtimet në PD, lidhen me strategjinë e Sali Berishës për të mbajtur partinë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se Berisha kërkon me çdo kusht të drejtojë opozitën.
“Gjithçka lidhet me strategjinë për të mbajtur partinë. Të gjithë po largohen. PD ka qenë zoti Berisha dhe zoti Berisha ka qenë PD. Fakti që po përjashton nga partia, nuk po mban dol ekuilibrin e pushtetit. Baza tashmë është e vjetër, nuk po merr pjesë në protesta. Skema e Berishës mban Berishën dhe nuk mban militantët, nuk i kthen në pushtet. E gjitha është në funksion të atij që ka pushtetin në PD. Përjashtimet janë në filozofinë e atij që drejton opozitën dhe do ta mbajë me kusht opozitën. Berisha nuk do garë, me garë ndihen keq. Demokracia i prish punë pushtetit të Berishës. Këtu nuk bëhet fjalë për ideale. Kemi të bëjmë një politikan që do të jetë në pushtetin politik”, theksoi ai./abcnews.al


